TIRANE- "Po ta them në sms po ty do ta them lajf, mendohu mirë o rop math se nuk më njeh se kush jam, e do bëhesh pishmënd më kë je pleksur...". Ky është vetëm një fragment i dy sms që kanë mbëritur në telefonin e prokurorit të Fierit Çlirim Sino, i cili është kërcënuar me jetë nëse nuk ulte dënimin gjatë pretencës së dhënë në gjykatë për tre grabitës me armë Fatjon Zoto, Fatos Muçi dhe Selam Xhaferi.<br /><br />Në adresë të prokurorit Sino, kanë mbërritur dy sms kërcënuese nga një numër grek, ndërkohë që shumë telefonata janë bërë në numrin e tij personal, duke e kërcënuar me jetë.<br /><br />Gjithçka ka ndodhur në muajin nëntor 2010, ndërkohë që për këto kërcënime prokuroria e Tiranës ka mundur të identifikojë autorin në Prril 2013, i cili është shtetasi Evis Bilbili nga Tepelena, emigrant në Greqi. Indentifikimi i personit është shoqëruar me një dinamikë të gjatë veprimesh proceduriale, ku me një letërporosi të dërguar autoriteteve Greke është arritur të zbulohet se numri 00306995490XXX begin_of_the_skype_highlighting 00306995490XXX FREE end_of_the_skype_highlighting, prej nga vinin sms kërcënuese i përkiste shtetasit shqiptar Evis Bilbili. Ndërkohë nga verifikimet e kryera në teren ky i fundit rezulton me dy adrresa banimi në Tepelene dhe Tiranë. Në pamundësi për ta gjetur, prokuroria ka vendosur masën e sigurisë "Arrest me burg" për Bilbilin dhe ka vijuar në mungesë gjykimin ndaj tij për akuzën e "Kanosjes së prokurorit" duke e dënuar në 20 dhjetor me 3 vjet burg.