Banesat sociale që ishin premtuar të ndërtohen gjatë vitit që po e lëmë pas në Gostivar janë lënë në harresë. Madje një gjë e tillë parashihet edhe në programin e Qeverisë, ku thuhet se punimet do të fillojnë gjatë vitit 2013, por deri tani as me gishtin më të vogël të dorës nuk është lëvizuar asgjë në këtë drejtim. Zv/ministri i transportit Xhelal Bajrami thotë se punimet nuk kanë filluar për shkak të problemeve financiare me të cilat ballafaqohet ndërmarrja publike që duhet të kryejë punimet.

"Ka qenë e paraparë në programin vjetor të Ndërmarrjes publike për ekonomizim me objektet afariste dhe banesore që për vitin 2013 të fillon së ndërtuari edhe ndërtesa sociale në qytetin e Gostivarit. Arsyet pse për pak do të prolongohet fillimi i ndërtimit të kësaj ndërtese janë krejtësisht financiare, sepse kjo ndërmarrje publike këto ndërtesa sociale i ndërton nga kredia dhe nga të ardhurat vetanake. Për këtë vit ishin të planifikuara pak më tepër të ardhura për këtë ndërmarrje nga shitja e banesa të cilat i posedon qysh më herët kjo ndërmarrje publike, por ja që nuk u realizua krejtësisht plani për shitjen e këtyre banesave", tha Xhelal Bajrami, zv/ministër i transportit.

Por ish zv/ministri i transportit Tahir Hani hodhi topin tek Barjami, duke thënë se derisa vet ai ka qenë zv/ministër në këtë dikaster puna ka qenë gati për fillimin e ndërtimit të ndërtesave sociale në Gostivar. Por nuk i din arsyet për ngecjen e deritanishme. Në fillim të këtij viti Hani kishte deklaruar se në moment të fundit ka arritur të imponojë edhe Gostivarin në mesin e vendbanimeve ku do të ndërtohen këto banesa sociale.

"Ne arritëm marrëveshje që të kemi një plotësim të programit vjetor të Shoqërisë Aksionare në të cilin është inkorporuar edhe Gostivari me ndërtimin e një ndërtese me 70 banesa", është shprehur Tahir Hani, ish zv/ministër i transportit (04.01.2013).

Kryetari i Komunës së Gostivarit nga ana tjetër, tha se administrata komunale i ka kryer obligimet e veta, dhe se faji për ngecjen është tek Ndërmarrja publike.

"Kërkesa është bërë nga Agjencioni për banesa sociale dhe ne si komunë dhe administratë i kemi kryer të gjitha obligimet. Tash presim që edhe ata të kryejnë të gjitha obligimet tatimore, të paguajnë komunalitë, ta marrin lejen dhe atëherë mund të fillojnë të ndërtojnë banesa sociale. Për nga ana e komunës të gjitha obligimet që i kemi marrë, i kemi kryer", deklaroi Nevzat Bejta, kryetar i Komunës së Gostivarit.

Gostivari është komuna e vetme me popullsi dominante shqiptare ku ishte parashikuar ndërtimi i banesave sociale. Ndërkaq jo vetëm në këtë program qeveritar, por edhe në programet e kaluara, komunat shqiptare anashkaloheshin nga ky projekt Qeveritar. Gostivari duhej të ishte thyerje akulli në këtë drejtim. Nuk dihet nëse kjo mund të ndodhë edhe vitin e ardhshëm. Përveç Gostivarit, në këtë program qeveritar është parashikuar ndërtimi i banesave sociale edhe në Butel, Resnjë, Demir Hisar, Koçan dhe Prilep. Në të gjitha këto vendbanime kanë fi...