TIRANE- Deputeti i PD-së Sali Berisha dhe kreu i PR-së Fatmir Mediu propozuan amendament kundër rritjes së akcizës së karburantit me 10 lekë më shumë. Me 73 vota kundër dhe 32 vota është hedhur poshtë amendamenti.

"Në votimet e sotme ky parlament po voton për të rrëzuar përdhe ekonominë e Shqipërisë. Sot ju rrisni në mënyrë katastrofale çmimin e naftës. Jua servirni shqiptarëve se është taksa e karbonit. Taksa e karbonit ka vite që vilet, është 0.75 për litër, taksa e qarkullimit është taksa e gijotinës. Çmimi rëndon në fermerë . ndaloni këtë masë të çmendur. Ju garantoj se në 2015 borxhi do ju marrë parpara me 85 %. Ju nuk do vuani por shqiptarët. Jeni bixhoxhinj, kumarxhinj. Kërkoj që ky amendament të toovtet dhe kamera të mbetet në menonier en kohës si akti mnë i rëndë i shtryjs së shqëprisë drej recensionit "- tha Berisha në seancë.

Duke folur në Kuvend Gjiknuri akuzoi opozitën e sotme, dje në qeverisje, se gjatë saj, në treg hidhej dhe shitej si karburant, nafta vergjine.
"Tregu nuk do të ketë më karburant pa cilësi dhe naftë që shkatërronte mjetet, do t'i jepet fund dhe nuk do të lejohet më të qarkullojë në treg", tha Gjiknuri.
"Taksa e qarkullimit për automjetet do të ndikojë pozitivisht në mjedis", tha Gjiknuri, duke shtuar se "cmimi i naftës do të ndjekë kurbën e tregut botëror si kudo në botë".Ministri Gjiknuri akuzoi opozitën për politikat që ndoqi në fushën energjetike, për paqartësitë juridike në shumë kontrata, duke thënë se "CEZ-in e latë në kolaps të plotë financiar"