Surprise Me!

A1 Report - Faljet e fundvitit per te burgosurit Presidenti eshte doreshtrenguar

2015-08-21 2 Dailymotion

TIRANË - Presidenca këtë vit pritet që të jetë mjaft dorështrënguar me faljet e të dënuarve. Ato janë aplikuar çdo vit, madje gjatë vitit të kaluar disa qindra të burgosurve iu fal pjesa e mbetur e dënimit.

Por sivjet, asnjë prej 14 dosjeve që kanë mbërritur në tryezën e presidentit nuk do të miratohet. A1 Report ka mundur të mësojë se shkak për refuzimet, është pikërisht mangësia në dokumentacione.

Sikurse bëhet e ditur nga burime pranë institucioni i Presidentit të Republikës, ndër 14 dosjet e dërguara për falje, është edhe ajo e Nazime Vishës, e akuzuar për vrasjen e të dashurit të saj Fiqiri Ismailit.

Ajo ka mbërritur tre ditë më parë në presidencë dhe pas shqyrtimit nga zyra juridike, është rikthyer në Ministrinë e Drejtësisë, me argumentin se ishte e paplotë.

Në këto kushte jo vetëm Nazime Visha por edhe të tjerë, të cilët kishin bërë kërkesë për falje, rrezikojnë që të mos përfitojnë, pasi mbi tryezën e presidentit nuk ka asnjë dosje që i plotëson kushtet.

Ndërsa vitin e kaluar u falën disa qindra të dënuar edhe për shkak të 100 vjetorit të pavarësisë, këtë vit, kjo ëndërr e tyre nuk do të mund të realizohet.

Buy Now on CodeCanyon