Gjykata e Lartë e Francës ka miratuar taksën 75% për personat që kanë të ardhura mbi 1 milion euro.
Propozimi fillestar u rrëzua gati një vit më parë nga Gjykata Kushtetuese franceze, por qeveria e modifikoi draftin për t'a bërë më të pranueshme, duke përcaktuar edhe punonjësit të cilët do të preken nga kjo taksë.
Kjo taksë do të mblidhet për 2 vjet dhe do të prek të ardhurat e siguruara këtë vit dhe ato të vitit 2014.
Klubet e futbollit në Francë kërcënuan se do të protestonin duke bojkotuar ndeshjet e kampionatit, muaj më parë. Sipas tyre financat e klubeve franceze ishin të brishta dhe një taksë e tillë do të shkaktonte një eksod të lojtarëve më të mirë, të cilët fitojnë miliona euro.
Paris Saint Germain, me pronarë nga Katari, ka më shumë se 10 lojtarë të cilët paguhen mbi 1 milionë euro, përfshirë sulmuesin suedez Zlatan Ibrahimovic.
Por edhe biznesmenë dhe persona të tjerë të cilët fitojnë mbi një milionë euro kanë dalë kundër kësaj takse.
Aktori i njohur i filmave francez, Gerard Depardieu vendosi të largohej nga vendi për një jetë të re në Rusi, pikërisht për të mos paguar këtë taksë.
Por, sondazhet tregojnë se shumica e francezëve e mbështesin taksën e përkohshme. Ndryshe nga vende të tjera të Europës, Franca synon të ulë defiçitin e madh buxhetor duke rritur taksat, e duke shkurtuar shpenzimet.