Surprise Me!

A1 Report - Beqaj viziton foshnjat e para të 2014: Shendetesi falas per 40-65-vjeçaret

2015-08-21 3 Dailymotion

TIRANË - Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja vizitoi sot të lindurit e parë të vitit 2014 në dy maternitetet e kryeqytetit.

Në maternitetin "Mbretëresha Geraldinë", ku erdhi në jetë fëmija i parë i Vitit të Ri, një djalë i quajtur Noel, ministri Beqja i shoqëruar edhe nga nga zv/ministrja Milva Ekonomi, pasi vizitoi foshnjën, i dhuroi një tufë lule nënës së fëmijës që gjithashtu ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Sipas Drejtorit të SUOGJ "M. Geraldinë", dr. Blenard Nonaj, Noeli ka lindur në orën 00:10 minuta në natën e ndërrimit të viteve, gëzon shëndet të plotë dhe është 4 kilogramë.

"Urime prindërve të Noelit. Respekt dhe mirënjohje për bluzat e bardha që edhe kur ne festojmë, janë në shërbim të qytetarëve, sidomos këtu në maternitet, i cili është thelbi i vazhdimësisë së jetës," -- tha Ministri Beqaj.

I shoqëruar nga drejtorja dr. Rubena Moisiu, ministri vizitoi edhe pavionin e reanimacionit të këtij institucioni ku u njoh nga afër me kushtet dhe punën e personelit mjekësor të këtij pavijoni.

Në një prononcim për mediat gjatë kësaj vizite, Beqaj uroi që viti 2014 të jetë një vit i mbarë, në të cilin të realizohet ëndrra europiane e popullit shqiptar. "2014-ta do të jetë viti i fillimit të ndryshimeve rrënjësore në sistemin e kujdesit shëndetësor," vazhdoi më tej Ministri Beqaj.

"Do të fillojmë me kontrollin bazë falas për grupmoshën 40-65 vjeç, si dhe do të kemi për herë të parë mamografë të lëvizshëm që të çojmë kujdesin parandalues dhe diagnostikimin e hershëm në të gjithë territorin. Edhe një herë, Gëzuar 2014," tha Beqaj.

Pas Noelit që lindi në orën 00:10 minuta, erdhën në jetë edhe tre djem të tjerë kësaj radhe në maternitetin "Koço Glozheni".

Në ndryshim nga viti 2013, ku e lindura e parë ishte një vajzë, ky vit duket se do të jetë viti i djemve dhe në traditën shqiptare përbën një ogur të mirë.

Buy Now on CodeCanyon