Surprise Me!

A1 Report - Nderpriten kredite e buta do auditohen nga KLSH

2015-08-21 1 Dailymotion

TIRANE- Ndërpriten kreditë e buta për të gjithë ata që janë në vështirësi ekonomike dhe presin të përfitojnë nga programet sociale që ofrojnë bashkitë në të gjithë vendin. Vendimi është marrë nga Enti Kombëtar i Banesave, me argumentimin se deri më tani është lidhur një numër shumë i lartë i kontratave sociale, por që nuk janë monitoruar dhe as shoqëruar me raportet përkatëse. Sipas Entit Kombëtar të Banesave kjo mund të krijojë shteg për abuzime.

Këtë vendim Enti Kombëtar i Banesave ua ka bërë të ditur edhe të gjithë Këshillave Bashkiake në të gjithë vendin, me anë të në letre ku thuhet se
"gjatë 18 muajve të fundit janë lidhur mbi 2500 kontrata për kredi të lehtësuara nga buxheti i shtetitt, të cilat përbëjnë rreth 75% të numrit të kontratave të lidhura që nga fillimi i projektit në vitin 2009".

Enti Kombëtar i Banesave sqaron këto organe vendimarrëse të bashkive, se pezullimi i kredive të buta, do të jetë pa afat, pasi Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, nën varësinë e të cilit është Enti, po auditon të gjitha procedurat e ndjekura deri më tani për përfitimin nga kjo skemë sociale. Enti sqaron gjithashtu se ky projekt do të auditohet edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe vetëm pas kësaj do të merret një vendim i dytë për projektin e kredive të buta.

Listat e fundit të personave që kanë përfituar kredi të butë është miratuar në muajin dhjetor nga të gjitha Bashkitë e vendit, ndërsa qindra të tjerë ishin në listen që pritej të miratohej në fillim të vitit 2014.

Këto kredi që kanë një interes vetëm 3 % për qytetarët, ndërsa pjesa tjetër rimbursohej nga Bashkitë, kanë kritere të forta ekonomike për t'i përfituar dhe kalojnë vetëm me vendim të Këshillit Bashkiak.

Buy Now on CodeCanyon