KURBIN- Një sasi e madhe tritoli është vendosur në këmbët e një shtylle të tensionit të lartë të linjës së interkonjeksionit Tiranë-Podgoricë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 të 31 dhjetorit 2013, në vendin e quajtur Nderlalaj, në Milot, rrethi Kurbin, ndërsa ministria e Brendshme raportoi sot për incidentin duke e quajtur "akt terrorist".

Ne shtylle shkruhej nafta, taksat.
Në njërën nga këmbët e shtyllës policia ka gjetur dy kartona, njëri me mbishkrimin NAFTA dhe tjetri me mbishkrimin TAKSAT, të cilat ishin të ngjitura me ngjjitese natriban në shtyllë. Shpërthimi ndodhi 1 ditë para se të hyjnë në fuqi taksat e reja ku përfshihet edhe rritja e akcizës për naftën.