"A1 Report" sjell një tjetër video nga grabitja më 24 dhjetor në qendrën tregtare "TEG", ku katër babgjyshë të maskuar arritën të grabisnin afro 400 mijë euro në një argjendari.<br /> <br />Dhe pse nga policia pati pak të dhëna mbi grabitjen, në vidion e sjellë nga "A1 Report" duket qartë se në rrezik kanë qenë jo vetëm qytetarët që ndodheshin aty në ato momente, por dhe një fëmijë i cili është nxjerrë nga një prej grabitësve jashtë argjendarisë.<br /> <br />Video tregon se si qytetarët vazhdojnë ritualin e tyre në qendrën tregtare pa e kuptuar se çfarë po ndodhte, ndërsa prania e punonjëve të policisë private "Pelican" nuk i ka trembuar aspak grabitësit.
