Nga Bashkimi Demokratik për Integrim shprehen të përmbajtur rreth emrave të kandidatit të mundshëm për president të shtetit. Nga partia e Ahmetit madje përgënjeshtrojnë emrat si Llazar Elenovski e Vllado Poposki të cilët ditëve të fundit po lakohen në opinion si kandidat të mundshëm konsensual. Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani për Alsat deklaroi se BDI është në fazë të definimit të konceptit të kandidatit konsensual dhe rolit të tij në arritjen e kohezionit të brendshëm në Maqedoni.

"Iniciativa e BDI-së është më shumë çështje e definimit të konceptit se sa që ka të bëj me definimin e emrit ose profilit të kandidatit për shkak se ky koncept është i ri për Maqedoninë. Ku duhet ët arrihet ose të gjendet një kandidat konsensual që do të merr pëlqimin e dy komuniteteve më të mëdha që në raundin e parë, më shumë e përcakton konceptin e ri se sa emrin e ri. Andaj ne jemi në këtë fazë për momentin ndërmjet partive politike të dy blloqeve etnike. Por akoma nuk kemia rritur në fazën e përcaktimit të kandidatit që do jetë në një mënyrë paradigmë e atij koncepti që po tentojmë ta arrijmë", deklaroi Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së.

Osmani shprehet se në këtë drejtim do të bisedohet me të gjitha subjektet relevante politike, por kuptohet fillimisht me partnerin e koalicionit qeveritarë që nënkupton VMRO-DPMNE-në , por pa mos përjashtuar për asnjë moment edhe subjektet politike shqiptare.

"Fillimisht do bisedojmë me partnerin e koalicionit por edhe të gjitha subjektet tjera politike, pasi mendojmë se figura e presidentit është figura që duhet të bashkoj të gjitha klasat në shoqëri edhe ato etnike, edhe ato politike por edhe sociale dhe andaj mendojmë se fillimisht duhet të arrijmë një konsensus etnik, pastaj edhe konsensusi politik. Jemi duke diskutuar me ët gjitha frontet në shoqëri për ta definuar këtë platformë të një kandidati multietnik, konsensual që në raundin e parë dhe pastaj të futemi të gjetjen e një profili i cili do të jetë i përshtatshëm për të prezantuar më së miri këtë platformë", tha Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së.

Megjithatë një mbete e qartë se BDI-ja nuk do ta mbështes presidentin aktual Gjorge Ivanov. Këtë për Alsat kohë më parë e konfirmoi vetë kreu i BDI-së Ali Ahmeti. Bedri Rexhallari