TIRANE - "A1 Report" sjell një tjetër video nga grabitja më 24 dhjetor në qendrën tregtare "TEG", ku katër babagjyshë të maskuar arritën të grabisnin afro 400 mijë euro në një argjendari.

Dhe pse nga policia pati pak të dhëna mbi grabitjen, në vidion e sjellë nga "A1 Report" duket qartë se në rrezik kanë qenë jo vetëm qytetarët që ndodheshin aty në ato momente, por dhe një fëmijë i cili është nxjerrë nga një prej grabitësve jashtë argjendarisë.

Video tregon se si qytetarët vazhdojnë ritualin e tyre në qendrën tregtare pa e kuptuar se çfarë po ndodhte, ndërsa prania e punonjëve të sigurisë së brendhsme të "TEG" nuk i ka trembuar aspak grabitësit.

Po kështu, në pamje duket momenti kur punonjësi i sigurisë i kërkon qytetarëve të largohen, por nuk ka asnjë veprim tjetër ku të pengohen grabitësit, të ndizet alarmi apo dhe të bllokohen hyrje-daljet e qendrës tregtare.

Ngjarja është ende pa autor dhe nën hetim, ndërsa nga të dhënat paraprake të grupit hetimor ka dyshime të arsyeshme se grabitësit i përkasin një rrjeti të mirëorganizuar i cili funksionon me shqiptarë dhe kosovarë, të cilët dyshohet se janë autorë të një sërë grabitjesh masive dhe në qytete të tjera europiane.