Surprise Me!

A1 Report - Tirane, s'respektuan semaforin, perplasen dy automjete

2015-08-21 1 Dailymotion

TIRANE- Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti automobilistik në kryeqytet.

Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin në rrugën "Sami Frashëri". Si pasojë e përplasjes, është plagosur lehtë njëri nga drejtuesit e mjeteve. Në aksident u përfshinë dy automjete, një tip "Audi A4" me targa AA 001 ET, dhe një makinë tjetër tip "Audi TT" me targa AA 258 HR.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka konstatuar se dy drejtuesit kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor, duke ecur me shpejtësi dhe duke mos respektuar semaforin. Nga përplasja njëra prej automjeteve ka përfunduar në trotuar duke dëmtuar dhe një reklamë ndriçuese.

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)

Buy Now on CodeCanyon