Surprise Me!

A1 Report - Eksploziv banesës së kreut të PD-së Pogradec Luan Lipo

2015-08-21 9 Dailymotion

POGRADEC- Një sasi eksplozivi është vendosur në banesën e kreut të PD-së në Pogradec Luan Lipo. Shpërthimi ka ndodhur pas mesnatës së të dielës, (5 janar 2014)

Sipas të dhënave të para të policisë sasia e eksplozivit është vendosur tek dera e jashtme e banesës dy katëshe, (shtëpi private) në lagjen nr 5 tek Valuta.

Nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale, nuk ka të lënduar. Ndërkohë që në momentin e shpërthimit familja e Lipos ka qenë në gjumë.

Dy fëmijët, gruaja dhe e ëma, e cila jeton me kreun e PD-së së Pogradecit janë tronditur nga shpërthimi, por fatmirësisht nuk janë lënduar pasi po flinin në katin e dytë të banesës.

Policia ka shoqëruar 20 persona, 7 prej tyre si të dyshuar. Gjatë natës policia ka marrë në pyetje Lipon.

Ky i fundit i ka thënë gazetares së A1 Report Lediona Xheladinaj se ngjarja ka qëllime politike pasi ai nuk ka konflikt me njeri.

"Nuk kam konflikte me njeri, policia të zbardhë ngjarjen. Ngjarja ka ndodhur për qëllime politike"- ka thënë Lipo.

Buy Now on CodeCanyon