SHËNGJIN - Angjelin Fusha, pronar hoteli në Shëngjin ka tentuar të kallzojë në prokurori pasditen e sotme veprimet sipas tij antiligjore të një inspektori tatimesh, teksa e akuzon atë për falsifikim firme, shpërdorim detyre dhe gjobëvënie ndaj biznesit, ndërsa pasqyron të gjitha dokumentet që sipas tij pasqyrojn shlyerjen e detyrimeve ndaj shtetit.

Bisnesmeni shprehet se inspektori i tatimeve, Fatmir Ndreca ka plotësuar një akt inspektimi pa praninë e grupit të punës, madje duke falsifikuar firmat e kolegëve të tij, ndërsa thekson se ka abuzuar me vlerën e tatimeve dhe e ka gjobitur në mëyrë të padrejtë me 6 milionë lekë të vjetra.

Ky veprim i inspektorit të tatimeve ka sjellë edhe bllokimin e të gjitha veprimeve bankare të biznesminit Fusha.

Biznesmeni vijon të qëndrojë para prokurorisë në pritje që të merret në konsideratë denoncimi i tij, si dhe kërkon që për këtë rast të nisin hetime.

Pritja para prokurorisë ka kushtuar edhe një gjobë për mjetin e tij nga policia rrugore.