TIRANE- Artan Leka, kryetari i Këshillit të Komunës të Krrabës, ende nuk është kthyer nga Maqedonia, ku ka shkuar për pushimet e Vitit të Ri. Të paktën kështu na thanë në komunën e Krrabës, ku "A1 Report" shkoi ta takonte, pas kallëzimit që i ka bërë Shërbimi Social Shteteror për abuzime me skemën e ndihmës ekonomike.

Pas lajmit se 193 familje të komunës së Krrabës janë përjashtuar nga skema e ndihmës ekonomike, pasi e kanë përfituar atë padrejtësisht "A1 Report" shkoi të shikonte nga afër situatën.

Banorët e komunës së Krrabës, nuk pranojnë të flasin për abuzimet e Këshillit të Komunës me skemën e ndihmës ekonomike.

Ata i largohen kamerës me pretendimin se kanë frikë se mos edhe atyre u hiqet ndihma ekonomike. Sipas banorëve të kësaj komune, do të ishte mirë që të gjithë të merrnin ndihmë ekonomike, pasi, sipas tyre ata jetojnë në kushte të vështira.

Ndërkohë që më datë 30 dhjetor dega e thesarit ka lëvruar një fond prej 1.5 milionë lekësh të reja për llogari të komunës së Krrabës, për familjet që marrin ndihmë ekonomike.