GJERMANI - Kancelarja gjermane Angela Merkel, pasi e ka marrë disi veten nga aksidenti që pësoi duke bërë ski përpara disa ditësh, ka bërë daljen e saj të parë në publik.

Merkel është parë duke ecur me paterica dhe më më pas ka pritur fëmijët që kanë kënduar një këngë tradicionale që këndohet nga shumë fëmijë në të gjitha zonat e Gjermanisë, për të mbledhur fonde. Kjo traditë, kryhet nga data 25 dhjetor, ditën e Krishtlindjes, deri më 6 janar, për të ndihmuar familjet në nevojë.

Merkel edhe pse ka anulluar të gjitha takimet e saj zyrtare, brenda dhe jashtë vendit, gjeti pak kohë për të qenë e pranishme me fëmijët.

Programi i bamirësisë për këtë vit ka në qendër të tij, të mbledhë ndihma për për refugjatët.

Një program i tillë në vitin 1959, ka arritur të mbledhë fonde prej 800 milionë eurosh dhe sipas përllogaritjeve të tyre, kanë arritur të zgjidhin 60.000 raste në të gjithë botën.

Vitin e kaluar grupi i Sternsingers, kanë arritur të mbledhin 44.milionë ? .