TIRANE- Deputetët e Partisë Demokratike kanë vizituar sërish Xhelal Mziun në ambientet e qelisë së burgut 302.

Kryetari i Bashkisë së Kamzës ndodhet i arrestuar prej datës 20 dhjetor 23013 për akuzat e "shpërdorimit të detyrës" dhe "shkelje të barazisë në tendera".

Deputetët që zhvilluan takim me Mziun kanë qenë Arben Ristani, Flamur Noka dhe Aldo Bumçi të cilët pas takimit kanë dhënë dhe një deklaratë për shtyp.

"Ne jemi këtu për të disatën herë. I gjithë procesi i arrestimit të Xhelal Mziut është vetëm një inskenim politik. Duke nisur që nga prerja e fletës së arrestimit, ndërkohë që i zgjedhuri vendosur ndodhej një zyrën e tij të punës, duke u shërbyer qytetarëve. Kjo qeveri po luan me dy standarde. Në një rast një i zgjedhur vendor arrestohet si bandit, ndërsa në anën tjetër një i zgjedhur vendor publikon një foto me kryeministrin, duke kërkuar mbrojtje prej tij. Kjo qeveri po luan me zjarrin dhe kush luan me zjarrin digjet."- tha Noka.

Edhe para vitit të ri një grup deputetësh vizituan Mziun në qelitë e burgut, ndërkohë që ky i fundit ka apeluar vendimin e Gjykatës së Tiranës për masën e arrestit burg ndaj tij.