Surprise Me!

Ish drejtori i "Makedonija Pat" rreh drejtorin aktual Gajur Kadriu

2015-08-21 4 Dailymotion

Ish drejtori i "Makedonija Pat"-it Vullnet Palloshi, me ndihmën e djalit të tij Visarit, ka sulmuar fizikisht drejtorin aktual të kësaj ndërmarrjeje Gajur Kadriu. Zënka ka ndodhur dje rreth orës 13:15 gjatë një manifestimi në Fakultetin e Ndërtimtarisë në Universitetin "Shën Kirili dhe Metodij" në Shkup, ku Palloshi ushtron detyrën e profesorit. 63 vjeçi Palloshi, për motive ende të panjohura ka sulmuar pasardhësin e tij në postin e drejtorit, Gajur Kadriu, dhe menjëherë në këtë akt, për ndihmë i ka dalë edhe djali i tij 22 vjeçar Visar Palloshi. Incidentin e ka konfirmuar edhe Policia, e cila ka paralajmëruar padi për sulmuesit. <br /><br />"Dje rreth orës 13:15 është denoncuar një sulm fizik ndaj drejtorit aktual, nga drejtori i mëparshëm me djalin e tij. Sipas denoncimit, drejtori është sulmuar fizikisht me grushte dhe shqelma në trup. Në sulm është përfshirë edhe i biri i drejtorit të mëparshëm. Drejtori aktual menjëherë pas sulmit është dërguar në spitalin e përgjithshëm të Qytetit", deklaroi Ivo Kotevski, zëdhënës i MPB-së.<br /><br />Nga kabineti i drejtorit Gajur Kadriu konfirmojnë sulmin ndaj tij, duke theksuar edhe plagët e rënda në trup që ka marrë ai. Megjithatë, nga kabineti i Kadriut njoftuan se gjendja shëndetësore e tij është e mirë, madje drejtori është paraqitur sot në vendin e punës. Nga kabineti i Kadriut thonë se motiv për sulmin fizik është xhelozia mes dy drejtorëve, por nuk japin detaje nëse ky rivalitet ka pasur ndonjë histori të veçantë, dhe nëse kjo përleshje fizike, është e para mes tyre. Ndërkohë, gjatë raportimit për këtë incident, policia ka zbuluar në komunikatën e saj, identitetin e sulmuesve dhe të viktimës, gjë që nuk është praktikë e punës së sektorit për informim në MPB. Për shumicën e incidenteve të tjera, dhe ashtu siç parashikon ligji për prezumimin e pafajësisë, duhet të publikohen vetëm inicialet, dhe jo identiteti i të përfshirëve në incidente. Benjamin Arifi

Buy Now on CodeCanyon