Në orën 08:00 kabineti i qeverisë "Rama" është nisur me autobus nga Tirana drejt Prizrenit ku do të zhvillohet dhe mbledhja e përbashkët me qeverinë e Kosovës të drejtuar nga kryeministri Hashim Thaçi.

Dita e sotme pritet që të jetë një ditë historik për Shqipërinë dhe Kosovën.

Kryeministrat e të dy vendeve, të shoqëruar nga ministrat, do të takohen në qytetin e Prizrenit për të mbajtur mbledhjen e parë të përbashkët për këtë vit, ku do të miratohen disa marrëveshje ndërshtetërore.

Ora 8:00: QEVERIA RAMA NISET DREJT PRIZRENIT
Kabinieti i qeverisë Rama del nga kryeministria për t'i hipur autobusit i cili do i çojë në Prizren. Mbledhja parashikohet të nisë në orën 11:00.
"Është vazhdim i takimit tonë të parë të bërë në momentin kur qeveria Rama nisi punën. Bashkëpunimi kulturor është element i rëndësishëm."- tha Kumbaro në një prononcim për A1 Report, duke folur dhe për projektin e një kalendari të përbashkët kulturor.
AXHENDA
11:00 Pritja e kryeministrit Rama nga Kryeministri Thaçi, nis mbledhja e përbashkët në hotel Theranda, Prizren.

Ecje në këmbë nga H.Theranda drejt godinës së Lidhjes së Prizerenit
Ora 12: 30 Nënshkrimi i marrëveshjeve dhe konferenca e përbashkët për shtyp

CFARE DO DISKUTOHET NE MBLEDHJE
Pas ceremonisë së hapjes së mbledhjes nga dy Kryeministrat, Hashim Thaçi dhe Edi Rama do të vijohet me shqyrtimin e dokumentit për bashkëpunim dhe partneritet strategjik ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, i cili do të nënshkruhet nga dy Kryeministrat.

Mbledhja do te vijojë me shqyrtimin e disa Marrëveshjeve ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, për bashkëpunimin në lehtësimin e tregtisë, në fushën e transportit dhe infrastrukturës, bashkë-financim të pajisjeve mjekësore të maternitetit të Preshevës, si dhe jetësimin e bashkëpunimit në rrafshin konsullor ndërmjet dy vendeve tona.

Mes dy qeverive do të bisedohet për avancimin e agjendave integruese të dy vendeve, themelimin e Komisionit të Përbashkët Teknik për përkthimin e legjislacionit të BE-së, si dhe bashkëpunimin në sferën e përafrimit të legjislacionit.

Në mbledhje do të shqyrtohen dhe projekt-ide për bashkëpunim në fushat e Kulturës, Sigurisë, Energjisë dhe përmirësimit të standardeve te jetesës së shqiptarëve në rajon.

THAÇI: TAKIMI NGJARJE HISTORIKE
"Takimi i përbashkët i Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë është një ngjarje historike, padrejtësisht ndodh për më tepër se një shekull. Takimi i Prizrenit shënon fillimin e qeverisjes së përbashkët strategjike me një qëllim dhe vizionin euroatlantik".

Kështu ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi në mbledhjen e qeverisë. Ai ka shtuar se "jo rastësisht po mblidhemi në Prizren, qytetin e historisë dhe të së ardhmes, qytetin e tolerancës dhe të bashkëjetesës. Takimi i Prizrenit shënon kapitull të ri dhe dërgon mesazhin evropian për të gjithë. Mesazhin e rajonit me kufij të hapur, pa barriera të së kaluarës.

Për mbl...