Qeveria paralajmëroi mbi 400 punësime të reja në administratën shtetërore për vitin 2014. Zëdhënësi i Qeverisë Muhamet Hoxha, deklaroi se punësimet e reja parashikohet të përmirësojnë përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të shqiptarëve dhe bashkësive të tjera etnike pakicë nëpër institucionet shtetërore. Punësimet e reja do të destinohen nëpër institucionet ku përfaqësimi i shqiptarëve akoma është i vogël.

"Programi për përfaqësim të drejtë dhe adekuat që është miratuar nga Qeveria dhe përgatitur nga Sekretariati për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit për vitin 2014 planifikon punësimin e mbi 400 nëpunësve të ri shtetëror të cilët do të jenë shqiptarë dhe të bashkësive të tjera etnike...Ky program është një bazë e mirë të cilën e përgatit Sekretariati që ka për qëllim rritjen e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat në të gjitha institucionet ku përfaqësimi i drejtë pra numri i shqiptarëve të punësuar dhe bashkësive të tjera është më i vogël", deklaroi Muhamet Hoxha, zëdhënës i Qeverisë.

Nga ana tjetër ndonëse nuk zbardhi se deri ku ka mbërritur procesi i sistematizimit të administratorëve të cilët janë pranuar gjatë konkurseve të mëhershme. Nga qeveria thonë se ky proces së shpejti do të rrumbullakohet.

"Pas shpalljeve publike të cilët bëhen nga Sekretariati për Implementimin e M.O-së dhe pranimit të nëpunësve shtetërore menjëherë fillon procedura e sistematizimit të tyre. Pasi të pranohen emrat konkret në nëpunësve shtetëror në seancë të Qeverisë kalon dhe procedura e sistematizimit të tyre nëpër institucionet ku përfaqësimi është më i vogël", tha Muhamet Hoxha, zëdhënës i Qeverisë.

Sipas raportit të Avokatit të Popullit një numër i madh Institucionesh nuk përmbushin obligimin kushtetues për përfaqësimin e drejtë të bashkësive etnike në Maqedoni. Ndër to, gjendja më e keqe rezulton në Gjykatat dhe Prokuroritë Publike, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Brendshme, Ministrinë e Financave, Ministrinë e Shoqërisë Informatike si dhe në Agjencitë e ndryshme shtetërore, disa prej të cilave madje nuk numërojnë asnjë shqiptar të punësuar. Situata e ngjashme është edhe në burgjet dhe ndërmarrjet publike. Ndërkohë, sipas raportit të fundit të Avokatit të Popullit, në nivel shtetëror përfaqësimi i shqiptarëve arrin në 17.8 %. Semra Jakupi