Enti Shtetëror i Statistikave flet vetëm se në një gjuhë, në gjuhën maqedonase. Të gjitha dokumentet zyrtare, raportet statistikore, formularët për anketimet dhe dokumentet e ngjashme të veprimtarisë së këtij organi botohen vetëm në maqedonisht, duke shpërfillur gjuhën shqipe dhe obligimin për përdorimin zyrtar të saj. Të punësuarit në këtë Ent kanë siguruar për televizionin Alsat disa prej dokumenteve të cilat i përgatit Enti Statistikor. Gjuha shqipe nuk ka gjetur vend edhe në ueb faqen zyrtare të këtij institucioni.

Por edhe ata Institucione të cilat janë munduar të krijojnë një version shqip të ueb faqeve të tyre zyrtare, kanë përfunduar me bastardimin e gjuhës shqipe. Në ueb faqen zyrtare të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, në versionin në shqip qëndron mbishkrimi qesharak "Republikës së Maqedonisë", në vend se Republika e Maqedonisë. Një lëshim i tillë nuk mund të jetë bërë nga dikush që njeh rregullat elementare të gjuhës shqipe, por është e qartë se Ministria nuk e ka parë të udhës të angazhojë një shqiptarë për mirëmbajtjen e ueb faqes. Edhe kategoritë në anën e djathtë të ueb faqes janë shumica në gjuhën maqedonase.

Ngjashëm edhe në ueb faqen e Ministrisë së Bujqësisë. Versioni në shqip i kësaj ministrie duket sikur të jetë bërë shpejt e shpejtë. Ueb faqja është thuajse e zbrazët dhe pa materiale në gjuhën shqipe, ndërsa edhe gjysma e kategorive kryesore janë lënë në maqedonisht, duke e bërë këtë ueb faqe të duket këtë sikur lojë fëmijësh. Gjithsesi këto dy ministri janë të vetmet që nuk udhëhiqen nga ministra shqiptarë, e që kanë tentuar të krijojnë një version të ueb faqes edhe në gjuhën shqipe. 8 ministritë e tjera të cilat udhëhiqen nga kuadro të VMRO DPMNE-së, por edhe vetë Qeveria, nuk e kanë parë të udhës të marrin mundim dhe të krijojnë një ueb faqe në gjuhën shqipe, për të bërë më të lehtë komunikimin me etnitetin e dytë më të madh të cilit i shërbejnë.

Kjo qasje e institucioneve përveç shpërfilljes së obligimit kushtetues për përdorimin e gjuhës shqipe, tregon edhe mosrespektin e institucioneve shtetërore ndaj komunitetin të dytë më të madh që jeton në Maqedoni. Benjamin Arifi