JERUZALEM- Ditën e hënë u krye ceremonia e homazheve dhe varrimit të ish-kryeministrit izraelit, Ariel Sharon, i cili vdiq në spitalin e Sheba, në Tel Aviv, pas 8 vitesh në koma. Ceremonia u mbajt në Knesset të Jeruzalemit, ndërsa trupi i tij u varros në fermën e familjes, në shkretëtirën e Negev.

Ndër personat të cilët morën pjesë në ceremoni ishin kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, presidenti Shimon Peres, ish-kryeministri britanik Tony Blair, si dhe zv/Presidenti i SHBA, Joe Biden.

Flamujt u ngritën në gjysmë shtizë në nder të 85-vjeçarit i cili ndërroi jetë në spitalin Sheba, në Tel Aviv, pas 8 vitesh në koma, si pasojë e një hemoragjie cerebrale. Shumë prej të ftuarve, si ish-kryeministri britanik Tony Blair mbanin në kokë kapelen tradicionale hebreje, "kippah".

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Netanyahu tha se Sharon ishte një nga komandantët ushtarak më të mirë që ka pasur ndonjëherë populli hebre. Sipas tij, kontributi në sigurinë e shtetit e gdhend atë në shkrimet historike të vendit.

Presidenti Shimon Peres e cilësoi ish-kryeministrin si një ikonë e ushtrisë, i cili gjithmonë ëndërronte paqen për Izraelin. Shpatullat e tij kishin mbajtur peshën e sigurisë të popullit izraelit.

Ndërkohë zv/Kryeministri amerikan Biden e përshkroi Sharon si një bulldozer të papërmbajtshëm, misioni i të cilit ishte siguria e popullit ti të tij. Ai shtoi se për sa kohë të ekzistonin SHBA, Izraeli nuk do të ishte kurrë vetëm.

Ish-kryeministri britanik Tony Blair e vlerësoi Sharon si një njeri të guximshëm dhe të palëkundur. Sipas tij Sharon ishte një gjigand i vendit të tij dhe se ai do të kishte një vend në historinë e Izraelit.

Ariel Sharon do të mbahet mend për rolin e tij aktiv në katër luftëra, duke filluar me atë të pavarësisë së Izraelit gjatë viteve 1948-1973, si dhe më vonë, kur si kryeministër urdhëroi pushtimin e Libanit, në vitin 1982.

Por pak para se të pësonte një hemoragji cerebrale dhe të kalonte në koma në vitin 2006, Sharon tërhoqi trupat izraelite nga Rripi i Gazas me qëllimin e lehtësimit të tensionit me palestinezët.