Surprise Me!

A1 Report - Kine, se shpejti ndertohet anija Titanik, udhetarët "do perjetojne" tragjedine

2015-08-21 9 Dailymotion

Në Kinë do të krijohet një replikë e Anijes së Titanik, me një madhësi të njëjtë me anijen e mbytur në vitin 1912 dhe më pas do të vendoset në një lum, që mendohet të tërheqë shumë turistë.
Shoqëria që do e krijojë atë, ka si qëllim që të ndërtojë edhe njëherë ngjarjen, në momentin kur anija përplaset me një ajsberg, kështu edhe vizitorët e shumtë, do të provojnë eksperiencën e transatlantikut. Kjo do të realizohet nëpërmjet disa efekteve speciale dhe do të krijohet vërtetë ideja se anija është duke u mbytur dhe mendimi i tyre i vetëm, është që të shpëtojnë nga ajo situatë.
Shoqëria energjitike, me qendër në provincën Sichuan, ka deklaruar se parashikohet që të shpenzohen më shumë se 120 milionë euro, për realizimin e kësaj anije. Burime nga kjo shoqëri, thonë se në realizimin e saj do të bashkëpunojnë edhe me një shoqëri amerikane, për të pasur një kopje të njëjtë të Titanik-ut.
Për këtë realizim, do të duhen gati 2 vite, por ende nuk ka informacione, për nisjen e punimeve.
Ky projekt, është pjesë e planit për të transformuar zonën rurale të Daying, në zonën e Sichuan-it në Kinë, në një destinacion turistik në nivel kombëtar.
Bëhet e ditur gjithashtu se në projektimin e kësaj anije, po punon edhe Curtis Schnell, një prej skenografëve të Hollywood-it.
Një artikull i Kinës perndimore, referon se Muzeu i Titanikut, është ndërtuar edhe për të ndihmuar njerëzit, të njohin historinë e anijes së famshme që u mbyt, pas goditi një ajsberg më 14 prill të vitit 1912-të, duke shkaktuar vdekjen e më shumë se 1500 pasagjerëve.

Buy Now on CodeCanyon