Surprise Me!

Heshtje rreth emërtimit "Sveti Ilija"

2015-08-21 4 Dailymotion

Askush nga drejtuesit e Kodrës së Diellit nuk prononcohet pas pohimeve të kompanisë energjetike ELEM e cila përmes një reagimi bëri të ditur se pagëzimi i teleferikut me emrin Sveti Ilija " është bërë në vitin 1998. Drejtorët aktual Pero Stojanovski dhe Bekim Selami tani disa ditë refuzojnë të prononcohen për këtë çështje me arsyetimin se e kanë të ndaluar nga ELEM -i. Përkujtojmë se Kodra e Diellit që nga ajo periudhë e deri më sot është udhëhequr nga shumë drejtor, nga Menan Memeti, kuadër i PDSH-së, Abedin Imeri po ashtu nga PDSH-ja, Adem Neimi nga BDI-ja, Alajdin Asani nga PDSH-ja dhe aktualisht ajo drejtohet nga dy drejtorë paralel, Pero Stojanovski dhe Bekim Selami nga BDI-ja. I vetmi që u prononcua ishte Menan Memeti ish drejtor në periudhën e viteve 1999-2001. Ai mohon që atë periudhë pista apo teleferiku të jenë emëruar në "Sveti Ilija.<br /><br />"Asnjëherë nuk ka pas diskutim që të emërohet ashtu siç është emërtuar Svet Ilija, që për mua është befasi shumë e madhe. Asnjëherë nuk është diskutu për këtë punë. Ka qenë vetëm pista Potok dhe Aerodrom, kurse teleferiku nuk ka pas emër. Pasi nuk e din as drejtori gjeneral aktual se kush ka mund ta bëjë atë, atëherë unë nuk mund ta jap opinionin tim, por për shqiptarët është një befasi e madhe demoralizuese", deklaroi Menan Memeti, ish drejtor i Kodrës së Diellit.<br /><br />Sipas informatave të televizionit Alsat, asnjëri nga këta drejtorë, nuk ka iniciuar ndryshimin e emrat të pistave të Kodrës së Diellit, ndërsa çdo vit kanë nënshkruar dokumentet e kontrollit që më parë janë bërë nga fakulteti i makinerisë. Nga komuna e cila ditë më parë për këtë rast fajësoi kompaninë energjetike ELEM sot thanë se me ndryshimet e reja ligjore, që nga Marsi i vitit të kaluar, Komunës së Tetovës i janë dhënë ingerencat për menaxhim me kodrën e diellit dhe me tokën ndërtimore. "Komuna e Tetovës, do ndërmerr iniciativën që ti ndërrojë emrat të cilat nuk korrespondojnë me realitetin aktual dhe rrethanat, dhe pritet që në rend dite të jetë edhe pista dhe teleferiku në Kodrën e Diellit që mban emrin Shën Ilija", tha përmes telefonit kryetari i këshillit komunal, Hisen Xhemaili. Ndryshe ditë më pari ELEM-i përmes një komunikate hodhi poshtë pohimet se gjoja emërtimi është bërë nga ana e saj. Nga kjo kompani thonë se janë përgjegjëse vetëm se për mirëmbajtjen e pistës dhe të teleferikut por edhe emërimin e saj. Bashkim Sulejmani

Buy Now on CodeCanyon