Surprise Me!

A1 Report - Lezhe,burre e grua gjenden pajete dyshohet se u asfiksuan nga soba

2015-08-21 0 Dailymotion

Dy të moshuar janë gjetur të vdekur në banesën e tyre në Lezhë. Burrë e grua, Pal Boci 80 vjeç dhe gruaja e tij, Dava Boci, 75 vjeçe janë gjetur të pajetë, dhe shkak dyshohet se është asfiksia nga tymi.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur gjatë paradites në banesën e çiftit Boci, që prej vitesh jetonin të vetëm edhe pse ata kishin gjashtë fëmijë por të gjithët jetonin në qytetin e Lezhës. Banesa të moshuarve ishte në lagjen "Sheher", poshtë kalasë në periferi të qytetit të Lezhës.

Burime nga policia e qytetit kanë bërë të ditur se, dy personat, burrë e grua janë gjetur të pajetë dhe sipas policisë dhe shërbimit zjarrfikës që kanë shkuar në vendin e ngjarjes, shkak mendohet se është asfiksia nga tymi i sobës së druve.

Kanë qenë banorët e lagjes që të shqetësuar nga qetësia në shtëpinë e të moshuarve, i kanë vizituar ata ku edhe janë përballur me ngjarjen e rëndë.

Fqinjët kanë njoftuar menjeherë policinë dhe shërbimin zjarrëfikës që kanë ardhur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Trupat e pajetë të dy të moshuarve janë dërguar në morgun e spitalit, ku pritet të kryhet edhe autopsia për të vërtetuar edhe shkakun e vdekjesë së tyre.

Buy Now on CodeCanyon