TIRANË - Ka rezultuar fals alarmi për bombë në shkollën e mesme profesionale Ekonomike në Tiranë. Alarmi është dhënë rreth orës 15:00 nga një telefonatë anonime në numrin 129 të Policisë së Tiranës.

Me të marrë këtë telefonatë në drejtim të shkollës profesionale që ndodhet përballë sallës së Parlamentit, kanë shkuar forca të shumta policie.

Uniformat blu bashkë me njësitë antieksplozivë kanë nisur kontrollet në ambientet e shkollës, që u evakuuan nga nxënësit. Pas kontrolleve policia ka arritur në përfundimin se alarmi ishte fals.

Ndërkaq, për disa minuta është bllokuar edhe lëvizja e mjeteve në rrugën "Xhorxh W. Bush".

Policia ka nisur hetimet për të zbuluar autorin e këtij alarmi si dhe shkaqet pse është bërë telefonata.