Surprise Me!

Nëntë ambasadorë kulture në botë, asnjë shqiptarë

2015-08-21 1 Dailymotion

Asnjë nga 9 ambasadorët e kulturës që përfaqësojnë Maqedoninë nëpër botë nuk është shqiptarë. Ministrja Kançeska-Milevska arsyetohet se deri tek dikasteri që udhëheq nuk ka arritur asnjë iniciativë me emrin e ndonjë personaliteti shqiptar edhe pse ajo nuk ka asgjë kundër. Kançevska ishte më se e ndërgjegjshme për pyetjen dhe përgjigja e saj është kjo:

'I dini se cilat janë emrat e tyre, apo? Në pajtim me ligjin, iniciativa duhet të dorëzohen deri tek Ministria e Kulturës dhe ne më pas ato ti dorëzojmë deri tek Qeveria pasi ambasador kulture është një titull nderi, kështu që Qeveria e bën këtë nominim. Ne jemi të hapur për të gjithë artistët', deklaroi Elizabeta Kançeska-Milevska, Ministre e Kulturës.

Të gjithë ambasadorët e kulturës të emëruar ndër vite sot raportuan mbi aktivitetin e tyre. Bllagoja Nacevski ambasador kulture në Itali tha nuk ka asgjë kundër që ndonjë shqiptarë të jetë kolegë i tij kur siç u shpreh të gjithë ambasadorët e tjerë përveç tij janë emëruar në kohën kur me këtë dikaster ka udhëheqë kuadër shqiptar.

'Unë nëse nuk gabohem jam ambasadori i vetëm për kulturë i emëruar prej kur jeni ju ministre, ndërkohë që të gjithë kolegët e tjerë janë emëruar gjatë vitit kur pikërisht Ministër i Kulturës ishte një përfaqësues i komunitetit shqiptar', u shpreh Bllagoja Nacevski, Ambasador Kulture në Itali.

Ndryshe ambasador kulture në Romë është Bllagoja Nacevski, Elena Miserkova në Vjenë, Millço Mançevski në Nju Jork, Vllado Janevski në Zagreb, Ivo Trajkov në Pragë , Snezhana Panovska në Kuala Lumpur të Malezisë, Zafir Haxhimanov në Beograd, Goran Stefanovski në Londër dhe Ivan Popovski në Moskë . Valmir Kuçi

Buy Now on CodeCanyon