Një komitet i BE-së do të marrë në pyetje zyrtarët e Selisë së Shenjtë, lidhur me abuzimet seksuale të mijëra fëmijëve nga klerikët Katolik.<br />Komiteti për të Drejtat e Fëmijëve pritet të bëjë një sërë pyetjesh, duke detyruar Selinë e Shenjtë të mbrojë veten në publik për herë të parë. Ajo përballet me akuza se ka mbrojtur priftërinjtë pedofil në kurriz të viktimave.<br />Vatikani refuzoi një kërkesë për informacion më parë, duke thënë se çështjet në fjalë ishin përgjegjësia e vendeve në të cilat ndodhi abuzimi. Ndërkohë vetë Papa Françesku tha se përballja me rastet e abuzimeve seksuale ishte jetësore për besimin e Kishës Katolike. <br />Muajin e kaluar, Papa lajmëroi se do të ngrihej një komitet i Vatikanit për të luftuar abuzimin seksual të fëmijëve në Kishë dhe të ofronte ndihmë për viktimat. Ai gjithashtu forcoi ligjet e Vatikanit mbi abuzimin e fëmijëve.<br />Kisha Katolike është përballur me një numër të madh akuzash për abuzim seksual të fëmijëve nga priftërinjtë në të gjithë botën dhe është kritikuar për përgjigjet e tyre.
