TIRANE- Pastrimi i zonave turistike nga mbetjet e ndyshme, do të jetë prioritet si për qeverinë ashtu dhe për njësitë e pushtetit vendor. Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, u kërkoi bashkëpunim njësive vendore, si dhe deklaroi vënien në funksionim të zyrave lokale për turizmin.

Sipas Gjermenit, zyrat e shërbimit turistik mund të luajnë një rol shumë të rëndësishëm për të promovuar çdo njësie vendore.

Këto deklarata ministrja Gjermeni i mbajti gjatë një tryeze me ekspertët që po punojnë mbi ligjin për turizmin.

Ligji ka pësuar ndryshime dy herë në vitin 2008 dhe 2013, por ende ka mangësi sidomos në përcaktimin e rregullave për shërbimet turistike.

Për këtë Ministria e Turizmit po punon me një projekt të financuar nga USAID, që synon hartimin e një kuadri ligjor të plotë mbi zhvillimin e turizmit.