Anija me armë kimike nga Porti i Latakias në Siri do të mbërrijë në Gioia Tauro, në rajonin e Kalabrisë në Itali. Lajmi është konfirmuar nga ministri italian i Infrastrukturës dhe i Transporteve, Maurizio Lupi.

Porti italian do të shërbejë si vend tranzit ku do të bëhet dhe transportimi i armëve kimike siriane, nga anija daneze, apo norvegjeze, në anijen amerikane Cape Ray, ku do të bëhet më pas edhe shkatërrimi i tyre.

Është zgjedhur ky port në Kalabri pasi konsiderohet si një nga zonat më të sigurta dhe më e thjeshtë për ta pasur situatën nën kontroll, në rast protestash apo manifestimesh.

Lajmi është konfrimuar gjatë audicionit të Komisionit të Jashtëm dhe të Mbrojtjes, nga ministrja e jashtme Emma Bonino, ministri i Infrastrukturës dhe Transporteve Maurizio Lupi dhe drejtorit të përgjithshëm, i Organizatës për Shkatërrimin e armëve kimike ONAK, Ahmet Uzumcu, i cili ishte i paranishëm për të shpjeguar fazat e operacionit të shkatërrimit të armëve kimike.

Bonino ka shpjeguar se Italia është pjesë e këtij operacioni ndërkombëtar, duke u bërë kështu hapi i parë për të pasur një Lindje të Mesve, pa armë kimike.

Ajo ka nënvizuar gjithashtu, se Italia, përveçse ka vënë në dispozicion një port të saj, ka ofruar edhe një kontribut financiar, për operacionin e shkatërrimit të këtyre armëve, në kuadër të marrëveshjes ndërkombëtare.

Ministri Lupi nga ana e tij, ka shpjeguar se transportimi i 60 kontenierëve, do të bëhet nga anija në anije, pa prekur tokën italiane dhe operacioni do të kryhet në siguri të plotë.