Surprise Me!

A1 Report - Pullat fiskale, Rama:Heqim monopolin, anulojmë gjobat

2015-08-21 1 Dailymotion

TIRANE- Në tryezën me përfaqësues të biznesit kryeministri Rama deklaron se është një situatë e papranueshme monopoli i pullave fiskale dhe se shumë shpejt do të çohet në Kuvend nismën për heqjen e të gjitha gjobave nga 1 marsi i 2013, pasi ishin gjoba arbitrate.

Në tryezën e cila ka nisur prej orës 11: 20 dhe vazhdon përballë biznesit Rama u shpreh se me monopolin e pullave fiskale kemi të bëjmë me një problem shumë të madh që rëndon edhe biznesin edhe buxhetin e shtetit dhe nuk sjell asnjë përmirësim.

Rama foli dhe për një studim që ministrisë e Ekonomisë po e bën dhe më pas do të çohet në Kuvend për të shpëtuar biznesin dhe lehtësuar buxhetin.

Rama shpjegoi se qeveria nuk mund të merrte masa lehtësuese për fasonët jashtë marrëveshjes së FMN dhe se në pranverë do të dilet me një paketë të posaçme për fasonët.

Ai deklaroi se është ngritur sekretariati i Këshillit Ekonomik Kombëtar, i cili do të marrë e trajtojë të gjitha problemet, ankesat dhe kërkesat e biznesit.

Buy Now on CodeCanyon