Surprise Me!

Zhernovski: Javën e ardhshme rrënojmë përmendoret pa leje

2015-08-21 37 Dailymotion

Javën e ardhshme mund të fillojë rrënimi i përmendoreve të paligjshme, mes tyre edhe asaj të Car Dushanit. Kryetari i Komunës Qendër paralajmëroi sërish rrënimin e çdo guri, që revizioni e nxori të paligjshëm. Raporti i revizionit të projektit "Shkupi 2014" do të publikohet javën që vjen, dhe pritet të konfirmojë dyshimet e mediave dhe opinionit se përmendorja e Car Dushanit ishte vepër e paligjshme.

"Nuk do të lejojmë që në Komunën Qendër të vendoset diçka që nuk është e ligjshme. Kjo është politika e koalicionit tonë dhe ka të bëjë me ndërtimet, mbindërtimet, çfarëdolloj objektesh, kuptohet edhe përmendore. Raporti do të prezantohet javën e ardhshme. Nëse vërtetohet se ndonjë përmendore është ndërtim pa leje, do ta heqim, dua të jem i qartë! Nuk ka lidhje a bëhet fjalë për Car Dushanin, Josip Broz Titon apo ndonjë statujë të Gjorge Ivanovit", tha Andrej Zhernovski, kryetar i Komunës Qendër.

Nga ana tjetër shoqatat shqiptare të cilat një muaj më parë ngritën padi për gjetjen dhe sanksionimin e autorit të përmendores së paligjshme të Car Dushanit, ende nuk kanë marrë përgjigje nga Prokuroria.

"Prokuroria edhe sot e kësaj dite, ende nuk ka kthyer një përgjigje ndaj padisë penale të dorëzuar nga ana jonë... Subjektet politike kësaj radhe duhet të marrin shembull nga sjellja e qytetarëve dhe t'i japë fundin manipulimeve në frymën nacionaliste, me të cilën vrasin ardhmërinë e popullit dhe kombit që përfaqësojnë", ka deklaruar Daim Hiseni, Përfaqësues i Shoqatave Shqiptare.

Deri tani asnjë institucion nuk ka marrë përsipër vendimin për porositjen dhe vendosjen e përmendores së Car Dushanit. Benjamin Arifi

Buy Now on CodeCanyon