SPECIALE e A1 REPORT/Rreth 2 muaj më parë siguria e lartë e burgut të Drenovës në Korçë u thye. Të paktën aq sa për t'u arratisur 7 të dënuar për krimin e vrasjes. Kamera e "A1 Report" ka mundur të futet në ambjentet e brendshme të Burgut të Drenovës dhe për herë të parë sjell pamje të intinerarit të arratisjes.

Plani i arratisjes ka qenë i mirëorganizuar, dhe personat që mbështetnin nga jashtë kanë qëlluar nga dy gryka zjarri me armë të rënda automatike për të krijuar panik dhe për të penguar reagimin e policisë së burgut.

Janë 21 oficerët dhe punonjësit e burgut të Drenovës, të cilët u arrestuan pasi u konstatuan me shkelje në shërbim duke krijuar lehtësira në arratisjen.

Ndërsa të mërkurën iu komunikuan pushimi nga puna, 11 gardianëve të tjerë, për shkeljet në rastin e 4 sharrave që u gjetën në qelitë e të dënuarve të burgut.

Autoritet e burgut mësohet se kanë ushtruar kontrolle thuajse çdo ditë për sendet e ndaluara në qelitë e të dënuarve.

Procedurat e kontrollit të sendeve dhe ushqimeve që vijnë nga familjarët janë po aq strikte sa edhe kontrollet e punonjësve që marrin detyrën brenda regjimit të brendshëm.

Kontrolli nis që tek porta e parë e postbllokut, ku familjarët porositen të vendosin sendet personale dhe të ndaluara në sirtarët kasaforta, të cilat mbyllen me çelës dhe çelësi merret me vete.

Ushqimet dhe materialet e lejuara për të hyrë brenda burgut kontrollohen nga punonjësit, dhe më pas ata drejtohen për nga zyra e informacionit, ku ushtrohen kontrolle me detektorë.

Familjarët dorëzojnë edhe çelësat e sirtarëve, ndërsa u nënshtrohen edhe kontrollit fizik para se të hyjnë në tunelin që lidh dy regjimet, të jashtmin dhe të brendshmin.

Mjaft procedura konsiderohen sekrete për t'u filmuar nga kamerat tona, por vetë familjarët janë të ndërgjegjshëm për to.

Por Burgu i Drenovës nuk funksion vetëm si vend për vuajtjen e dënimit. Janë të shumta aktivitetet por edhe aktivizimet e të dënuarve, në mënyrë që qëndrimi i tyre të bëhet i lehtë dhe trajtimi sipas të gjitha ligjeve dhe koncepteve perëndimore.