Surprise Me!

'Presidenti', BDI nuk përjashton mundësin e koalicioneve ndëretnike

2015-08-21 0 Dailymotion

BDI-ja akoma nuk ka marrë përgjigje zyrtare nga VMRO-DPMNE-ja sa i përket kandidatit konsensual. Sipas zëdhënësit të BDI-së Bujar Osmani në rast se dështon ideja e kandidatit konsensual, BDI-ja ka shqyrtuar edhe opsionet e tjera. Ndër to edhe ajo e koalicionit ndëretnik.
Megjithatë nga partia e Ahmetit mbajnë qëndrimin se ideja e tyre kishte për qëllim vendosjen e një standardi të ri në zgjedhjen e presidentit dhe faktorizimin e votës shqiptare.

"Të bisedohet me partitë shqiptare, eventualisht për një koalicion mbarshqiptarë, që ndoshta në aspekt pragmatik nuk do të jep rezultatin e duhur po ajo është logjika, në rast se nuk do të ketë koalicione të tilla do të ketë grupime etnike, ashtu siç ndodhi edhe në zgjedhjet lokale për të cilat nuk mendojmë se janë të mira për të ardhmen e vendit. Opsioni i tretë mbetet bisedime edhe me partitë opozitare maqedonase dhe opsioni i fundit mbetet që BDI të del me kandidatin e vet", tha Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së.

Osmani hedh poshtë zërat se dështimin eventual të kandidatit konsensual BDI e kushtëzon me zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

"Deri më tani asnjë anëtarë i kryesisë por as edhe kryetari i partisë nuk ka iniciuar mbledhje të kryesisë bisedën për zgjedhje parlamentare. Kemi biseduar për zgjedhjet presidenciale në mbledhjen e fundit, por nuk është hapur deri më tani ajo temë. Nëse do të hapet ajo temë, nëse vlerësohet se është e nevojshme, BDI asnjëherë nuk ka frikë nga zgjedhjet", tha Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së.
Nga ana tjetër vetë kryeministri ka qenë sot i përmbajtur dhe nuk ka shpalosur qëndrim konkret rreth idesë së BDI-së për kandidat konsensual.

"Unë për këtë pyetje nuk kam të shtoj diçka të re, nga ajo që e kam thënë më herrët kur të kemi ndonjë gjë të re në kohë do ju informojmë", tha Nikolla Gruevski, kryeministër.

Ditë më parë në një intervistë për javoren "Republika", deputeti i VMRO DPMNE-së Antonio Milloshovski u shpreh se presidenti nuk duhet të jetë objekt negociatash mes partive politike, madje paralajmëroi se VMRO-ja do të ketë kandidat të vetin. Bedri Rexhallari

Buy Now on CodeCanyon