TIRANË - Trefishohet aplikimi dhe interesimi për shkollën bazë të policisë së Shtetit. Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri në statusin e tij në Facebook ka shënuar se janë mbi 6200 aplikime deri në datën 18 janar për Shkollën e Policisë.

"Inkurajues e plot fryme shprese besimi qe kane te rinjte e te rejat te Policia e Shtetit. Impresionuese deshira per tu bashkuar me Skuadren e Policise se Shtetit per nje Shqiperi me te Sigurte", komenton ministri.

Me tej ai shton se "ky eshte besimi te Policia e Shtetit, te forca e ligjit dhe drejtesia. Besimi te shteti ligjor dhe shoqeria e drejte qe duam te ndertojme te gjithe bashke.
Faleminderit te gjitheve per besimin!".

Ministri Tahiri nuk ka harruar te theksoje edhe qe "afati i aplikimit shtyhet deri me 28 shkurt per t'i dhene mundesi te rinjve te sjellin formularet e shumte qe kane terhequr si dhe per te plotesuar dokumentacionin perkates".

Aplikimet për në shkollën bazë të policisë rikthehen pas dy vitesh. Në testimin e vitit 2011 morën pjesë mbi 2000 aplikantë, nga të cilët arritën të ndjekin shkollën e policisë 50 kandidatë meshkuj, 50 femra nga testimet dhe 100 të tjerë nga listat.

Aplikimet do të mbyllen në 28 shkurt dhe nga testimet do të përzgjidhen 300 kandidatë fitues që do të vijojnë shkollën e policisë.