BERAT- Ndonëse Berati është pjesë e UNESKOS, shumë lagje në qytet lënë për të dëshiruar. Prej 20 vitesh nuk është vënë re asnjë ndërhyrje në fasadat e pallateve, gjë që krijon një imazh negativ në sy të turistëve.<br /><br />Në një situatë të tillë ndodhen pallatet në lagjen "30-vjetori" në këtë qytet, ndërsa për çdo qytetar apo turist që kalon aty vihet re se panorama që të ofrojnë këto pallate lë për të dëshiruar.<br /> <br />Në këto zona përveç mungesës së mirëmbjatjes, në këto pallate banorët vuajnë shpesh herë edhe mungesën e ujit të pijshëm.