TIRANE- Ministri i Mjedisit Lefter Koka ka propozuar të ndalohet me ligj gjuetia për 2 vite. Ministri Koka ka popozuar projektligjin "Për shpalljen e moratoriumit të gjuetisë në Republikën e Shqipërisë" për një periudhë 2-vjeçare.

Sipas Kokës "kjo është një masë drastike, por e domosdoshme dhe e nevojshme, në mënyrë që të ndalohet humbja e mëtejshme e popullatave të llojeve të faunës së egër, tashmë në një minimum kritik, si dhe të mundësohet vendosja e kontrollit mbi aktivitetin e gjuetisë, për shkak të gjendjes së rënduar kritike të popullatave të faunës së egër gjatë dy dekadave të fundit, si pasojë e gjuetisë së pakontrolluar".

Shkak për dëmtimin e faunës në vendin tonë sipas ministrit të Mjedisit është bërë rritja e shpejtë e numrit të armëve të gjahut në duart e popullatës brenda një kohe të shkurtër, si dhe gjuetia e pakontrolluar.

"Numri i armëve të gjahut në duart e popullatës sot arrin në rreth 75 mijë , shto dhe armët luftarake të ngelura në duar të popullatës pas vitit 1997, kur para viteve '90 ka pasur vetëm 12 mijë", tha ministri Koka.

Një tjetër faktor që ka ndikuar në shkatërrimin e faunës së egër në vitet e fundit, përmendet edhe futja në mënyrë klandëstine e një numri të konsiderueshëm të gjuetarëve të huaj, mosekezekutimi i gjobave të vëna për gjueti të paligjshme, si dhe përdorimi i mjeteve shfarosëse të ndaluara me ligj.

"Të dhënat e paraqitura në studime të ndryshme nga studiues të fushës, të dhënat e Raporteve të Mjedisit dhe të Drejtorisë së Pyjeve dhe Biodiversitetit për një periudhë rreth 10 vjecare, paraqesin një gjendje në rënie të shumë popullatave të llojeve të faunës së egër: - për 3 llojet vendase objekt gjuetie (lepur i egër, dhelpër, thëllëzë mali) një rënie në një masë prej 30% deri mbi 50% dhe, po kështu - një rënie të ndjeshme edhe të popullatave të llojeve të mbrojtura. ? Ajo që duhet thënë është se ndonëse kuadri ligjor ndër vite është përmirësuar dhe është forcuar e drejta për të mbrojtur e ruajtur jetën e eger, shifrat pasqyrojnë një gjendje e cila duhet në mënyrë urgjente të rikuperohet nëpërmjet një moratoriumi të gjuetisë", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mjedisit.

Sipas ministrit Koka, realizimi i këtij moratoriumi do të sjellë përfitime të rëndësishme në mjedis, si dhe do të ndikojë në shtimine popullatave të çdo lloji të faunës së egër.

FAKTORET QE KANE SJELLE SHKATERRIME SERIOZE TE FAUNES SE EGER NE VITET E FUNDIT
* Rritje e shpejte e numrit te armeve te gjahut ne duart e popullates per nje periudhe te shkurter, numri i te cileve sot arrin ne rreth 75 mije arme, shto dhe armet luftarake te ngelura ne duar te polpullates pas vitit 1997, kur para viteve '90 ka pasur vetem 12 mije.

* Gjuetia e pakontrolluar - ne federatat dhe shoqatat e gjuetareve jane te anetaresuar rreth 17 mije gjuetare, nderkohe qe sic u referua me siper per keto vitet e fundit rreth 5 mije gjuetare ne vit jane te pajisur me leje gjuetie. Sot sipas statistikave qe kemi nga Ministria e Brendeshme rezulton se j...