TIRANË - Bie në pranga anëtari i Albanian Hacker Group, që akuzohet për dhjetëra sulme kibernetike në Shqipëri, Greqi e Serbi. Policia e kryeqytetit ka bërë të ditur se sot, ka vënë në pranga Florjan Hoxhajn, 18 vjeç, për të cilin gjykata e kishte vendosur masën e "arrestit me burg" në mungesë.

18-vjeçari Hoxhaj, sipas hetimeve të kryera ka rezultuar se është anëtari i 4-të i Albanin Hacker Group, nën pseudonimin Neteorm. Tre pjestarët e tjerë të hackerave janë arrestuar më 4 tetor të vitit të shkuar nga policia, ndërsa arrestimi i Hoxhajt është bërë mbrëmjen e djeshme.

Gjatë ecurisë së hetimit, dyshohet se anëtaret e grupit "Albania Hacker Group" kanë kryer "sulmin" kibernetik të një numri të konsiderueshëm të faqeve të ministrive, shkollave, portaleve apo web të tjera të shtetit serb dhe grek.

Dyshohet se, pas sigurimit të kartave të kreditit, dhe marrjes së të dhënave, përvetësonin duke ndërhyrë në serverat e subjekteve tregtare që kryejnë shërbimin e blerjes nëpërmjet internetit.

Po ashtu dyshohet, se anëtar të këtij grupi, kanë bërë edhe sulmin e serverave të disa grupeve mediatike. "Aktualisht, strukturat për Krimet Kimbernetike të Policisë së Tiranës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë po vazhdon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të anëtareve të tjerë të këtij grupi kriminal", thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.