Surprise Me!

Serbia i filloi negociatat për anëtarësim në BE

2015-08-21 1 Dailymotion

Serbia zhvilloi sot konferencën e parë ndërqeveritare me Komisionin Evropian. Beogradi përfaqësohej nga kryeministri Ivica Daçiç dhe zv/kryeministri Aleksandar Vuçiq, ndërsa nga Komisioni EUropian merrte pjesë Komisioneri për Zgjerim Shtefan Fyle. Kryetar i konferencës ishte Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, vendit që kryeson këto 6 muaj BE-në.

"Sapo filluam negociatat me Serbinë. Ky është një moment historik për vendin dhe një kapitull i ri në historinë e popullit serb", tha Evangelos Venizelos, Ministër i Jashtëm i Greqisë.

"Kjo është njohje për progresin e bërë vitet e fundit. Vendimtare ishte vendosmëria e autoriteteve serbe për reforma dhe përpjekjet për të normalizuar marrëdhëniet me Prishtinën", u shpreh Shtefan Fyle, Komisioner i BE-së për Zgjerim.

"Kjo do të jetë faktor stabiliteti në tërë rajonin dhe dëshmi se edhe problemet e tjera të rajonit mund të zgjidhen", theksoi Ivica Daçiq, kryeministër i Serbisë.

Serbia zyrtarisht mori statusin e vendit kandidat gjatë marsit të vitit 2012, ndërsa vlerësimet e para janë se vendi mund t'i bashkohet BE-së në fillim të vitit 2020. Petar Bllazhevski

Buy Now on CodeCanyon