Ministrat e Ekologjisë Abdilaqim Ademi dhe ai i Ekonomisë Valon Saraçini, përgjegjës për projektin "Fushë-Llukova" thonë se me deklaratën e kryeministri shqiptar Edi Rama, është treguar realiteti. Është bërë zhurmë, për asgjë. Si për Ademin ashtu edhe dhe Saraçinin, nuk ka një projekt me emrin "Fushë-Llukova". Megjithatë, për shefin e dy ministrave tanë, kryeministrin Gruevski, ndërtimi i rezervuarit është realitet.

"Në vitin 2014, ndër të tjera, filluam ndërtimin e Hidrocentralit "Ura e Boshkut dhe Fushë-Llukova", tha kohë më parë Nikola Gruevski, kryeministër.

Sipas Ademit, deklarata e tij se ministrat shqiptarë do të ndalojnë ndërtimin e një projekti të tillë, nuk do të sjellë probleme në koalicionin qeverisës.

"Jo, sepse ne nuk nisemi nga pozicionet politike, ose pozicionet etnike, por gjithmonë nisemi nga argumentet të cilat do të duhet të mbizotërojnë kur merret një vendim i tillë", u shpreh Abdilaqim Ademi, Ministër i Ekologjisë

"Poqëse një element negativ tregon që ky projekt do të bëj dëm për rajonin e Dibrës, për banorët e Dibrës, ky projekt nuk realizohet", tha Valon Saraçini, Ministër i Ekonomisë.

Sipas të dhënave të Bankës Botërore, ka njoftime se nëse vendasit janë kundër projektit, atëherë paratë për projektin do të tërhiqen. Në realizimin e projektit duhet të përfshihen Shqipëria, Greqia, Kosova dhe Mali Zi. Një pjesë e ujërave që përfundojnë në pellgun e Adriatikut, do të ridrejtohen në Egje. Goran Temenugov