Pak orë pasi kryeministri Edi Rama i njohu opozitës të drejtësi e vetos për reformën territoriale, ka rezultuar e pasuksesshme përpjekja e konferencës së kryetarëve të grupeve parlamentare për të ngritur komisionin e posaçëm për këtë reformë. Pasi ka shprehur keqardhjen për përfundimin e kësaj konference pa rezultate pozitive, kryeparlamentari Ilir Meta ka rreshtuar pasojat negative të mosmiratimit të reformës, pasi kemi të njëjtën ndarje territoriale si para 22 vitesh.<br />Ndërsa Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi i ka kërkuar opozitës që të mos vazhdojë lojën e pretendimeve, por të gjejë konsensusin për të miratuar reformën e ndarjes së re territoriale të vendit. <br />Por, kryedemokrati Lulzim Basha pretendoi se as LSI dhe as PS në asnjë moment nuk kanë lënë të kuptojnë se duan konsensus, ndërsa deklaroi se ai është një kusht i panegociueshëm. <br />Gjate paradites së të mërkurës në kryeministri u nënshkrua marrëveshja Star, e cila përfshin projektin e asistencës teknike që do të mbështesë reformën administrativo-territoriale.
