TIRANË - Kryeministri Edi Rama darkoi mbrëmë me kryetarin e partisë "Fryma e Re Demokratike" Bamir Topi. Në një darkë që zgjati për rreth tri orë, kreu i FRD-së deklaroi se për interesa kombëtare mund të bashkëpunonte me Partinë Socialiste.

Në përfundim të takimit ish-presidenti Topi la të hapur mundësinë e bashkëpunimit me maxhorancën,.

"Çdo takim duhet të konsiderohet në planin qytetar. Kemi të drejtë të takohemi pavarësisht këndvështrimit të ndryshëm politik. Besoj në politikë kur bëhet fjalë për çështje të rëndësishme që nuk i takojnë interesave personale por atyre të Shqipërisë, sidomos për çështje të rëndësishme, ndryshime kushtetuese, për reformë administrative territoriale dhe që i takojnë shtetit dhe mbështesin filozofinë politike, pse jo. Mund të bashkëpunojmë shumë mirë.

Shqiptarët duhet të kuptojnë që nuk mund të jemi të ndarë. Kur jemi bashkë mund të realizojmë gjëra të mira, apo jo? - tha Topi duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për një bashkëpunim mes FRD-së e PS-së.

I pyetur nëse ka nevojë për ndryshime kushtetuese Topi u përgjigj: "Unë besoj që po. Aq më shumë kur edhe ata që kanë bërë ndryshimet brenda një nate kanë kuptuar që kanë gabuar."

Topi ironizoi ish krymenistrin Berisha, duke u shprehur "për atë që e ka shumë për zemër Facebook-un, do të thotë se është kompletuar faza e katërt e grushtit të shtetit". Këto deklarata të ish-presidentit erdhën një ditë pas ceremonisë përkujtimore të 21 Janarit 2011.

Darka mes dy liderëve u zhvillua në një prej restoranteve në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" pranë selisë së Kuvendit të Shqipërisë.

Pyetjes "Kush e pagoi darkën?", Topi iu përgjigj: "Ky është një kuriozitet i tepërt, megjithatë unë së bashku me kolegët e mi ishim të ftuar nga kryeministri." Shefi i mazhorancës në këtë takim shoqërohej nga zv.kryeministri i vendit, Niko Peleshi, ndërsa lideri i Frymës re Demokratike, Bamir Topi, shoqërohej nga nënkryetari i kësaj force politike, Daut Gumeni.