Kuvendi nis punimet me debate në lidhje me mos pranimin e mandatit të deputetes, nga 2 gratë të cilat ishin në listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Lezhës dhe i takonte që të merrnin mandatin pas lënies nga ministrja Kodheli. Meta i dha fjalën Berishës duke e quajtur "mbrojtësin më të madh të të drejtave të grave" (qesh)
Berisha akuzoi maxhorancën se po zëvendëson deputetet gra me përfaqësue të mafias.
"Po dhuhohen në mënyrën më brutale, nënat motrat grate. Sot në Parlament i nënshtrohemi mafias, tentakulave dhe kompromisit ndër më të turpshit në histori për të përzëbnë nga parlamenti dy zonja dhe për të zëvendësuar me të fortë e përfaqësues jo të civilitetit por të mafias."

KODHELI: "Sali Berisha ne të dy njihemi shumë herët. Unë kam burrninë të them: Jetën e babait tim ta kam borxh 2 herë, jo një herë, për të tjerat me mua nuk krahasohesh sepse në cv time nuk ka pasur as vrasje as hajnira."- tha Kodheli.

Priten debate për mungesën e konsensusit mes palëve lidhur me reformën administrativo-territoriale. Debatet pritet të jenë dhe për aktin normativ për disa ndryshime në ligjin "Për buxhetin e vitit 2013

Deputetet e PD-së pretendojnë se dy deputetet gra janë detyruar të japin dorëheqjen pasi janë kërcënuar. Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, e cila në zgjedhjet e 23 qershorit kryesonte listën e deputetëve PS-së në Lezhë argumentoi se PD po bën një show të padenjë në Kuvend.