DURRES- Një makinë në të cilën udhëtonte ndërtuesi Xhemal Çela ka shpërthyer në aksin rrugor që lidh Zonën e Plepave me Durrësin pranë rezicendës qeveritare.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10: 30 minuta.

Nga të dhënat e para mësohet se Xhemal Çela ka qenë vetëm në makinë kur ka ndodhur shpërthimi.

"Automjeti tip Citroen C4 me targa AA759EY ka ecur për disa metra duke lëvizur në flakë"- raporton Artur Korriku , korrespondenti ynë në Durrës.

Pas shpërthimit makina është djegur tërësisht. Drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë nga makina dhe kalimtarët e kanë ndihmuar për ta dërguar në spital.

Një mjek nga spitali i Durrësit thotë se i dëmtuari është në gjëndje të rëndë dhe ka të dëmtuara dy këmbët.

A1 report ka siguruar një video amatore me pamjet e automjetit të përfshirë nga flakët pas shpërthimit në zonën e plazhit në qytetin e Durrësit. Në video duket qartë momentet ku zjarrfikëset po perpiqeshin te shuanin flakët që kishin përfshirë automjetin në të cilin udhëtonte biznesmeni Xhemal Cela, 45 vjeç. Ky i fundit ka mbetur i plagosur rëndë ndërsa pasi ka marrë ndihmën e parë mjeksore në spitalin e Durrësit është nisur për trajtim më të specializuar drejtë kryeqytetit.

HETIMET
Menjëherë forcat zjarrfikëset kanë bërë shuarjen e flakëve, ndërkohë që një grup hetimor po punon për të zbardhur shkaqet e këtij shpërthimi.

Policia e Durrësit thotë se ende jemi në fazen e dyshimit se mjeti ka shpërthyer nga vendosja e një sasie lënde plasëse. Shenjat e gjetura sipas eksperteve, hedhin dyshime se kemi të bëjmë me shpërthim të shkaktuar nga lënde eksplozivi, por pritet raporti perfundimtar i ekspertëve.
Në Durrës ka shkuar nga Tirana edhe njësia e Specializuar e Eksorteve Xheniere, qe do të analizojë ngjarjen dhe provat e gjetura, për të përcaktuar shkakun e shperthimit. Pritet që i plagosuri te sillet në Tiranë për mjekim më të specializuar.