Shefi i diplomacisë greke Evangelis Venizelos ka thënë se shqiptarët në Maqedonia pajtohen me qëndrimin grek për çështjen e emrit. Duke folur përpara Senatit francez, Venizelos gjithashtu ka thënë se marrëdhëniet ndëretnike janë problemi kryesor në vend.

'Komuniteti shqiptar është plotësisht i hapur dhe ai pajtohet me ne rreth problemit të emrit, i cili është më është pak i rëndësishme në krahasim me problemin ideologjik dhe historik. Komuniteti shqiptar është i rëndësishëm, 35% e popullsisë flasin gjuhën shqipe. Gjithashtu është edhe gjuha pseudo-maqedonase, e cila sipas qeverisë bullgare dhe komunitetit të shkencëtarëve bullgar, është gjuhë bullgare", ka deklaruar Venizelos para senatorëve francez duke folur për marrëdhëniet mes Shkupit dhe Athinës.

Venizelos madje çështjen e emrit e ka cilësuar si më pak të vështirë nga problemet ideologjike të Shkupit dhe Sofjes.

"Ka një problem ideologjik për identitetin e rrejshëm kombëtar, mes Shkupit dhe Sofjes..Problemi ynë rreth emrit është i vogël në krahasim me çështjet madhore që lidhen me gjuhën dhe historinë mes pakicave sllave. Askush nuk flet greqisht në IRJM", ka shtuar Venizelos.

Përpara senatorëve francez, Venizelos ka konfirmuar edhe linjat e kuqe greke, se emri duhet të ketë përcaktim gjeografik dhe të përdoret si në vend ashtu edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare. Semra Jakupi