Ilir Kupa, njërit prej të arratisurve nga burgu i Trikallas, Greqi në mars të 2013 u arrestua sot në periferi të Tiranës.

Nga të dhënat e para mësohet se arrestimi është kryer sot paradite pranë Qafës së Kasharit, pranë mbikalimit në autostradë.

Mësohet se policia ka lokalizuar dhe të arratisurin tjetër nga burgu grek.

Në orën 13: 27 ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ndodhet në drejtorinë e Policisë së Tiranës për të zhvilluar një takim.

Policia e kryeqytetit përmes një njoftimi për shtyp, informoi se në orët e para të mëngjesit policia e Tiranës ishte vënë në ndjekje të dy të arratisurve në afërsi të Kasharit por nuk kanë mundur t'i arrestojnë.

Nga të dhënat e para, policia thoshte se ata të ishin fshehur në zonat përreth dhe vuri në dispozicion numrin e telefonit 069 41 02 392 si dhe një shpërblim prej 10 mijë eurosh për çdo informacion të vlefshëm që do të finalizohet me kapjen e të dënuarve"

Njoftimi për shtyp i policisë i ardhur në redaksi sot në mëngjes, nuk jepte as gjeneralitet e dy të arratisurve apo dhe ndonjë element tjetër .