Qëndrimet e kreut të diplomacisë greke, Evangelis Venizellos para senatit francez se shqiptarët mbështesin qëndrimet greke për çështjen e emrit nuk janë gjë tjetër pos keqpërdorim nga ana e tij të mungesës së strategjisë mes partnerëve të koalicionit për zgjidhjen e kontestit. Kështu shprehet ish ministri i jashtëm, Denko Maleski sipas të cilit Venizellosi ka keqpërdori qëllimet e mira të BDI-së e cila përmes takimeve intesive tentoi që të zbusë dallimet rreth çështjes së emrit me Greqinë.

"Nëse nuk ka ndonjë marrëveshje të brendshme rreth strategjisë dhe politikës së jashtme dhe nëse kjo e fundit nuk flet me një zë jashtë shtetit amë atëherë mund të pritet që pala tjetër të keqpërdor këtë me qëllim që të promovojë politikën e saj dhe një gjë e tillë ndodhi gjatë paraqitjes së Venizelosit në Senatin francez", tha Denko Malevski, ish ministër i jashtëm.

Nga ana tjetër profesori Bekim Kadriu thotë se është i bindur që fjalimi i shefit të diplomacisë greke para senatit francez kishte për qëllim që të dëshmojë se Greqia nuk është fajtore për moszgjidhjen e kontestit për emrin, por se faji është tek Maqedonasit.

"Pala greke ka për qëllim që të krijojë një alibi për vete se gjoja nuk është ajo fajtore për moszgjidhjen e kontestit dhe ngecjen e Maqedonisë në rrugën euro-atlantike por fajin e ka vetë Maqedonia. Kjo deklaratë burimin ose bazën e ka në takimet që i kishte ministri i jashtëm grek me përfaqësuesit e BDI-së dhe kryetarit të tyre në shtator të vitit 2013. Qëllimi i një deklarate të tillë do të shkojë në mbrojtjen e interesave dhe pozicioneve greke", deklaroi Bekim Kadriu, profesor.

Maleski dhe Kadriu vlerësojnë se paraqitja e ministrit të jashtëm grek para senatit francez dhe gjuha që ai përdori duhet të jetë sinjal i qartë për politikën në vend, përkatësisht partnerët e koalicionit se duhet të ndërtojnë strategji të përbashkët dhe të flasin me një gjuhë. Ministri i Jashtëm Grek, Evangelis Venizelos para senatit francez tha se po ashtu se problemet ndëretnike në Maqedoni janë edhe më të mëdha se çështja e emrit ndërsa kur fliste me numra shqiptarët i rendiste si komunitetin e dytë më të madh në vend me 35 për qind të popullatës së përgjithshme. Valmir Kuçi