Linja hekurudhore në Qarkun e Elbasanit, që lidh qytetin e Elbasanit me fabrikën e çimentos është grabitur plotëisht.

Pesë kilometra shina në Qarkun e Elbasanit janë vjedhur nga persona të ndryshëm, më qëllim tregtimin e tyre për skrap.

Vetëm në muajin e fundit, në këtë segment janë vjedhur për skrap, nga persona të papërgjegjshëm rreth 1.5 km shinë hekurudhore.

Ndër vite, kjo linjë hekurudhore është përdorur për transportin e mallrave dhe të punonjësve të fabrikës por sot, ky segment është katandisur në gjendje të mjeruar.

Biznesi i skrapit vazhdon të mos kursejë as shinat e hekurudhës shqiptare, ku në shumicën e rasteve janë shina, të cilat janë funksionale, ato që vihen në qendër të hajdutëve të hekurit.

Në pjesën më të madhe të rasteve ku shinat janë vjedhur për skrap, kanë qenë vetë banorët e zonave përreth, grabitësit e tyre.

Situata ka ardhur duke u rënduar gjatë muajve të fundit, ku vjedhjet kanë qenë masive.