DURRËS - Një shtëpi është dëmtuar nga tërmeti i rënë para pak ditësh në fshatin Kuraten në komunën e Ishmit në rrethin e Durrësit.
Banesa i përket shtetasit Sabri Ismaili.

Si pasojë e lëkundjeve të herëpashershme, banesa ka pësuar dëmtime në çati.
Pjesë të tavanit janë shembur gjatë natës kur familjarët ishin në gjumë. Ata janë ngritur të tronditur nga gjumi dhe kanë dalë menjëherë jashtë.

Në vend kanë shkuar menjëherë drejtuesit e komunës së Ishmit, së bashku me specialistët e urbanistikës, të cilët kanë konkluduar se banesa është e pabanueshme dhe komuna po merr masa për t'i strehuar në një objekt komunal.

Familja përbëhet nga gjashtë vetë: dy bashkëshortët dhe katër fëmijë, dy prej të cilëve invalidë.

Ata kërkojnë ndihmën e shtetit për të bërë rikonstruksionin e shtëpisë. Drejtuesit e komunës së Ishmit thonë se do të japin ndihmën e tyre.