Surprise Me!

A1 Report - Atentatet me tritol, Tahiri: Të mbyllen numrat SIM pa pronarë

2015-08-21 0 Dailymotion

TIRANË - Atentatet e shtuara të shpërthimeve me lëndë eksplozive që aktivizohen me celularë nëpërmjet numrave të paidentifikuar, ka detyruar Ministria e Punëve të Brendshme që kërkon mbylljen e menjëhershme të numrave aktivë të telefonisë celulare, që nuk kanë pronarë të individualizuar apo kur një person ka shumë numra të regjistruar në emrin e tij.

Me një letër drejtuar AKEP-it, ministri i Brendshëm, Sajmir Tahir kërkon që të mbyllen të gjithë ata numra "për të cilët nuk ka një pronar të individualizuar si dhe mbylljen e menjëhershme të numrave të tepërt të regjistruar në emrin e të njëjtit person".

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i ka drejtuar një letër kryetarit të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), me cilësinë e autoritetit më të lartë përgjegjës në fushën e Telekomunikacionit Elektronik dhe Postar. Në këtë letër adresohet një shqetësim tepër serioz, lidhur me disa elementë të punës së operatorëve telefonikë celularë.

Ministri Tahiri shprehet në letrën drejtuar z. Pirro Xhixho se, "nga hetimet paraprake mbi disa çështje me rrezikshmëri kriminale të theksuar është evidentuar një element i përbashkët që mund të ketë lehtësuar kryerjen e veprimtarisë kriminale: numrat celularë pa pronar të identifikuar. Sipas ministrit ky fenomen i trashëguar prej kohësh është kthyer në një problem që cenon drejtpërdrejt sigurinë kombëtare, rendin publik e mbi të gjitha jetën e qytetarëve".

"Për këtë arsye Ministria e Punëve të Brendshme kërkon nga AKEP zgjidhjen përfundimtare të kësaj çështjeje, duke ofruar të gjithë ekspertizën e nevojshme për të bërë ndryshimet ligjore përkatëse, që do t'i japin fund një herë e mirë tregut të paligjshëm të kartave celulare, duke përfshirë sanksione penale për të gjithë përgjegjësit, nga operatorët celularë deri te shitësit dhe blerësit e numrave celularë fantazmë", thuhet në letrën e drejtuar

Buy Now on CodeCanyon